• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni penalltinë e humbur nga Salihi në Skënderbeu – Kukësi

Arkiva, Sport
Skenderbeu0Kukesi-1-3-1024x729.jpg



Përfundoi pa gola ndeshja e madhe e javës së tetë të Kategorisë Superiore. Në Korçë, Skënderbeu dhe Kukësi u ndanë në një barazim 0-0 në fund të një 90-minutëshi të luftuar sidomos në pjesën e dytë. Vendasit ishin më kërkues gjatë gjithë lojës dhe shpërdoruan disa raste të pastra për shënim, madje në minutën e 56-të shtylla i mohoi golin Hamdi Salihit nga penalltia.

Ky barazim më tepër i shkon për shtat Partizanit, që e ngushton në vetëm dy distancën e pikëve nga korçarët një javë para përballjes direkte. Kurse Kukësi për momentin konfirmohet forca e tretë e kampionatit në kuotën 14. Verilindorët mbeten i vetmi ekip pa humbje në këtë kampionat.