• |
ide | kryesore

Atalanta fiton ndaj Inter, “Super-Berisha” në portë (VIDEO)

Arkiva, Sport
fhjjjjjj.jpg



Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Inter duke thelluar krizën te ekipi nga Milano. Zikaltrit shënuan të parët që në minutën e 2-të me Di Gennaro. Inter barazoi me Eder në minutën e 50-të. Ai shënoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit shqiptar të Atalantës, Etrit Berisha. Megjithatë shqiptari bëri një nga ndeshjet më të mira të tij pasi ka realizuar një sërë pritjesh duke mënjanuar gola të sigurtë. Goli i fitores për Atalantën u shënua nga Pinilla në minutën e 88-të me penallti.