• |
ide | kryesore

Mediat italiane për Etrit Berishën: S’kishte faj te goli (VIDEO)

Arkiva, Sport
jlolll.jpg



Mediat italiane kanë dhënë komente të mira për portierin e kombëtares shqiptare Etrit Berisha në fitoren e Atalantës 2-1 përballë Interit.

“Calciomercato.com” e vlerëson me notën 7 dhe shkruan: “nuk është autor i pritjeve të jashtëzakonshme, por në momentin që tentativat e sulmuesve të Inuter u bënë më të dukshme ai ishte ve vendin e duhur dhe u përgjigj mirë. Nuk kishte çfarë të bënte në goditjen e dënimit “kryevepër” të Eder, por ishte ai që vendosi rezultatin në minutat e fundit pas një goditjeje nga Perisic”, citon lapsi.al.

Në një tjetër koment thuhet se “nuk kishte çfa6rë t’i bënte predhës së Eder, edhe pse goditja ishte e largët dhe nisja e tij u bë me vonesë. Bravo për rastet e shpëtuara përballë Perisic dhe Joao Mario në fund të ndeshjes”.

“Eurosport” i jep notën 6 dhe shkruan: “Realizoi pritje të rëndësishme në goditjet e Perisic dhe Joao Mario dhe nuk i komplikoi situatat. Kundërshtarët godisnin shpesh në qendër dhe ai duhet t’i falenderojë. I pafaj në goditjen e Eder”.

“Sportface” i jep notën më të ulët 5.5. “Goditja e Eder ishte një “rrufe në qiell të pastër” duke e zbuar nga gjumi pas një pjese të parë inaktive”. /lapsi.al/