• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohen fjalët që Mou i tha Contes në vesh: “Mos festo ashtu!”

Arkiva, Sport
192042053-0d5c5e3b-2dd0-4215-a7b7-cdb1ff863b82.jpg



Pas fishkëllimës finale Mourinho shkoi t’i shtrëngojë dorën Conte-s, por në vesh i pëshpëriti diçka. “Nuk ju them çfarë i thashë” – u tha Mourinho gazetarëve në intervistat pas ndeshjes, por në rrjetet sociale është zbuluar gjithçka.

“Mos festo më ashtu!. “Ok” kur shkon 1-0, por për 4-0” është poshtëruese për ne”. “Special One” nuk i pëlqeu gjesti i kolegut italian pas golit të katërt të shënuar nga Kante në fitoren 4-0 të Chelsea kundër Manchester United. Gjatë golit të katërt Conte iu kthye tribunës, ngriti duart duke bërë gjeste për tifozët dhe duke duartrokitur skuadrën.

“Për fat të keq pak sekonda nga nisja ishim poshtë një goli. U munduam të barazonim, por ndodhi një gabim që e çoi Chelsea në 2-0” – tha Mou pas takimit. “E njëjta ndodhi edhe në pjesën e dytë. Po mundoheshim të shënonim për të shkurtuar rezultatin, por pësuam edhe 2 të tjerë”- e mbyll portugezi.  

Në krahun tjetër ka ardhur edhe përgjigjja e Conte: “Kam qenë futbollist dhe e di si të sillem. Tifozët tanë ishin në heshtje dhe unë u kërkova që të duartrokisnin skuadrën sepse e meritonte. Kam shumë respekt për kundërshtarët dhe nuk ndodhi asgjë. Më duket normale kërkesa e një trajneri që të vlerësohen lojtarët e tij. Nuk poshtërova asnjë. Ai dhe United meritojnë respekt” –tha italiani. /lapsi.al/