• |
ide | kryesore

Adi Krasta na prezanton me vajzën, ka një mesazh për të

Arkiva, Paparazzi
adi.jpg



Ndonëse është pjesë e televizionit prej më shumë se dy dekadash, Adi Krasta është treguar thuajse i rezervuar sa i takon jetës private. Mirëpo, projekti i fundit i ambasadës amerikane i titulluar “Baballarë dhe Vajza”, e ka bërë gazetarin dhe moderatorin e njohur të tregojë diçka që e kishte ruajtur me fanatizëm

Në një video sensibilizuese, me gjasë pjesë e një fushate të postuar në facebook, Krasta shfaqet për herë të parë me të bijën. Dyshja babë e bijë shihet duke vozitur me biçikletë, ndërsa në sfond ai përcjell mesazhin e mbështetjes, sado që rrugët e tyre një ditë do të ndahen.

Projekti “Baballarë dhe vajza” realizuar nga gazetarja Erjona Rusi me mbështetjen e ambasadës amerikane sjell në fokus marrëdhënien mes baballarëve dhe bijave dhe nxitjen e tyre në suksesin e vajzave në të gjithë botën. Në video shfaqet gjithashtu edhe amabasadori Donald Lu me vajzën e tij.