• |
ide | kryesore

Kush po e perdor Matilda Makoçin?

Arkiva, Blog
rudina_xhunga.jpeg



Nga Rudina Xhunga/Matilda Makoçi u rikthye. Në një mbrëmje modeste, duke recituar poezi dhe kërcyer, e rrethuar me përkujdesje nga njerëzit e dashur të asaj nate të shtunë.

Qysh atë mbrëmje, media i ka përplasur prozhektorët në fytyrë, duke kërkuar e rrëmuar, për të zbuluar, a e ka thënë apo jo Matilda, që Edi është shoku i saj i dashur, apo shoku i rinisë?! I ka thënë apo jo, suksese në misionin e tij, babait të djalit të saj?

Po ç’rëndësi ka dreqi ta hajë!

Matilda Makoçi nuk është vetëm shoqja e rinisë së Ramës, është edhe ylli i rinisë sonë, që i jemi vënë nga pas me mikrofon në gojë, sot. Është aktorja e dashur, që na ka bërë të ëndërrojmë. Ej, ju kujtohet?

Duam të gjejmë a e përdori Rama, a ia ndryshoi fjalitë “Shqiptarja” dhe po e përdorim vetë, po keqpërdorim një grua që tenton të kthehet mes nesh, gjithë frikë, e lodhur, e ndrojtur, e frikësuar nga publiciteti që s’kërkon. Një grua që do vetëm të kthehet në jetë, në film, në art.

“Nuk do i them jo asnjë projekti që më propozohet,” – tha, për herë të parë, pas kaq vitesh në heshtje dhe larg vëmendjes publike, e bukura e kinematografisë shqiptare.

Kur e dëgjon të recitojë, ndjen se koha ka ndalur në zërin e saj. Ai zë, si atëherë. Që të rikthen në kohë, të prek dhe të tërheq në emocion e mall për vitet e tua, jetën tënde. Çfarë zëri, çfarë Matilde!

Kjo grua që ka bërë luftën e saj për jetën, kjo grua që nxori kokën nga harresa, e mbuluar me një kapele roli, për të thënë dua të jetoj, dua të kthehem. Kjo grua, çfarë mëkati ka bërë, që ta trembim e fyejmë kështu, duke i kujtuar shëndetin mendor, ilaçet, vuajtjet? Po ku e dimë ne, çfarë ka ndodhur me jetën e saj? Ne që s’dimë ç’bëhet me tonën?

E dashur Matilda, që u ktheve të lexosh poezi, me vitet e tua mbi fytyrë, pa botox, pa ndërhyrje, pa dieta, pa maska, pa mërira, pa poza, ti je më e bukura e kolegeve të tua, që mbetën kur ti ike. Vendi yt ka qenë gjthmonë bosh, duke të pritur.

Mjaft u morët me Matildën, o burra! Nuk vritet një grua, kështu! Mjaft, se nuk është ish -gruaja e Ramës. Është mjaftueshëm Matilda Makoçi./dritare.net



3 Comments

  1. nuk jeni bindese..eshte e

    nuk jeni bindese..eshte e qarte qe shqetesimi juaj nuk lidhet me "perdorjen e Majlindes" …pseudo feminizem ne sherbim te maskilizmit

  2. Ketu o shqiptar nuk eshte

    Ketu o shqiptar nuk eshte fjala eshte apo jo bindese Rudina. Jo mor pseudo inetelektual anonim. Por nuk eshte kollaj te jesh human, te mbeshtesesh njerezit, aq me teper artiste te tille qe kerkojn te rikthehen ne jete. Sa keq…

  3. ramallahu.al

    Shiko shiko Xhunga, qenka merakosur se po flitet pak per Matilden nje nga ish-grate e Ed Rame kaqolit. Sikur te divorconte Sali Berisha Lirine, me siguri qe kopeja e Xhungave do merrej non-stop me ate ngjarje.