• |
ide | kryesore

Shtatzënia e Tunës, miku i Cozman sqaron dyshimet

Arkiva, Paparazzi
Cozman-dhe-Tuna.jpg



Mungesa e artistes nga Shkupi kohët e fundit në publik, duket se ka nxitur fantazinë e mediave për të sajuar zhvillime të reja në jetën private të saj. Emisioni “Express Rozë” transmetoi lajmin mbi shtatzëninë e Tunës. Bazuar në burime të konfirmuara, gazetarët e këtij emisioni thanë se “zogu ma i mir prej krejtve” është në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe se babai i fëmijës u tha se është Cozman. Por me sa duket ky lajm është krejtësisht i pavërtetë. Një nga pjesëtarët e grupimit Babastars, i cili nuk dëshiroi të identifikohej, e mohoi përfshirjen e reperit Cozman në këtë lajm. Ai tha për mediat shqiptare se kolegu i tij nuk ka ndërmënd të reagojë pasi asgjë që thuhet në media nuk është e vërtetë. Nga ana tjetër, vetë Tuna nuk ka bërë asnjë përpjekje për të përgënjeshtruar lajmin. Për më tepër, nëse do të ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë, tashmë format e saj do të ishin të dukshme dhe me siguri nuk do të kishte nevojë as për pohime e as mohime nga ana e saj.