• |
ide | kryesore

Stresi rrezikon burgun?! Qëllon me armë nga makina

Arkiva, Paparazzi
stresi1.jpg



Këngëtari i njohur i muzikës Rep, Arkimed Lushaj i njohur për të gjithë me emrin e skenës “Stresi” duket se shumë shpejt do të përballet sërish me drejtësinë.
 
Ai ndodhet në shërbim prove, që do të thotë se duhet të paraqitet periodikisht në gjykatë dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar apo të bëje veprime që konsiderohen vepra penale. Por kjo duket se nuk e ndal reperin. 
 
Ai ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, teksa nxjerr dorën jashtë xhamit të makinës në ecje dhe qëllon një herë me pistoletë. “Për shokun tim Ols Nazari”, – dëgjohet të thotë Stresi në videon e publikuar nga vetë ai.
 
Arkimed Lusha u procedua penalisht pasi në janar të vitit 2015 u arratis nga ambientet e komisarit numër 3 në Tiranë, pasi ishte ndaluar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe kishte kundërshtuar punonjësit e policisë. Në Shkallën e Parë prokuroria dënimin e Stresit me 6 muaj burgim, por gjykata pranoi vetëm 2 muaj burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit, pas ankimit të bërë sërish nga Prokuroria, e cila kërkonte rritjen e masës së dënimit, vendosi ta konvertojë dënimin nga 2 muaj burgim në 18 muaj në shërbimin e provës. /Express/