• |
ide | kryesore

Klasifikimi i10 makinave më të shitura në Evropë

Arkiva, Planet
ma_1477466994-6128597.png



A e keni menduar se cilat janë 10 makinat më të shitura në Evropë gjatë vitit 2014? Padyshim që fitues edhe për vitin 2014 është "Volkswagen Golf" si modeli më e shitur për vitin që lamë pas, me 520.000 modele te shitura.

"Volkswagen Golf" prej 7 vjetesh e mban titullin e modelit më të shitur në Evropë. Vendi i dytë i takoi "Ford Fiesta", ndërsa vendi i tretë "Renault Clio".

Prodhuesi gjerman, në mesin e 10 modeleve më të shitura ka 2 modelet e saj, ndërsa i gjithë grupi "Volkswagen" me gjithsej 4 modele.

"Volkswagen" gjatë vitit 2014 ka shitur gjithsej 520.958 makina të modelit "Golf", rezultat ky i cili është 11.1% më i mirë se rezultati i vitit të kaluar, ndërsa modeli i renditur në vendin e dytë në këtë listë "Ford Fiesta", mbetet pas me 200.000 makina më pak të shitura.

"Clio" me pozitën e tretë, ka mbajtur vendin siç e kishte edhe në vitin 2013, ndërsa në pozitën e 4-të ndodhet "Volkswagen Polo".

Nga lista e TOP 10 makinave më të shitura për vitin 2014 në Evropë janë larguar modelet, si: "Opel Astra" dhe "BMW Series 3". Vendin e tyre e kanë zëvendësuar "Skoda Octavia", e cila është pozicionuar në vendin e 8-të, dhe Audi A3 në pozitën e 10-të.

Ndërsa, në pozicionin e 9-të akoma ndodhet Nissan Qashqai, si përfaqësuesi i vetëm Japonez nga modelet më të shitura në kontinentin e vjetër. /Shqip.com/

Lista e plotë:

1. Volkswagen Golf

2. Ford Fiesta

3. Renault Clio

4. Volkswagen Polo

5. Opel  Corsa

6. Ford  Focus

7. Peugeot 208

8. Škoda Octavia

9. Nissan Qashqai

10. Audi A3