• |
ide | kryesore

Një ish-lojtar merr drejtimin e Inter (FOTO)

Arkiva, Sport
inter_1477466584-6855970.jpg



Frank De Boer i ka ditët e numëruara te Inter. Ndeshja me Torinon, e cila luhet sonte, mund të jetë e fundit për holandezin në krye të zikaltërve. Sipas të përditshmes sportive franceze, “L'Equipe” drejtuesit e Interit janë në bisedime me trajnerin francez, Laurent Blanc. Ky i fundit është i lirë pasi gjatë verës që shkoi ka shkëputur kontratën me Paris Saint-Germain. Blanc, i cili ka drejtuar Francën dhe Bordeaux, ka qenë lojtar i Interit në vitet 1999-2001. Kurse, sipas mediave italiane kandidat për ta marrë drejtimin e Interit janë edhe Andrea Mandorlini, Francesco Guidolin dhe Edy Reja.