• |
ide | kryesore

Kërcënoi Rudina Magjistarin, durrsakja përfundon në gjyq

Arkiva, Paparazzi
rudina_1458136292-1895919.jpg



Gati shtatë muaj që nga bërja publike e shantazheve dhe kërcënimeve ndaj moderatores Rudina Magjistari, prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat për “Përndjekje” ndaj shtetases Vjola Sala.

Ishte vetë moderatorja e njohur ajo që bëri denoncimin në muajin mars 2016, pasi prej dy vitesh kërcënohej dhe shantazhohej nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Pas hetimeve të kryera nga policia, është mundësuar lokalizimi i shtetases Vjola Sala, e cila rezultoi të ishte nga Durrësi. Sala ka deklaruar pranë policisë se nuk ka dashur t’i bëjë keq moderatores së emisionit televiziv “Rudina”.

E pandehura përdorte profile të ndryshme me emra të rremë ose me emrin e saj për të dërguar një lumë kërcënimesh dhe fyerjesh në adresat e “Facebook” të Magjistarit. Ndonëse në fillim moderatorja nuk i ka kushtuar rëndësi, kërcënimet janë shndërruar në serioze dhe mjaft të dhunshme duke e detyruar atë të bëjë më pas denoncimin. Nga vëzhgimi i mesazheve dhe postimeve në rrjete sociale, janë zbuluar qindra kërcënime dhe biseda shantazhuesetë të printuara në një material prej 80 faqësh, do shqyrtohen nga Gjykata e Tiranës.