• |
ide | kryesore

Pse celulari i ri i Google po bën namin

Arkiva, Planet
telefoni_1477616018-3283344.jpg



Telefoni i ri Google Pixel ka tejkaluar pritshmerite e gjigantit teknologjik, pasi është duke shitur më shumë sesa që kishte në plan Google.

Kompania nuk e priste një kërkesë të tillë për pajisjen, që nxorri ne treg një muaj më parë.

“Ne jemi të lumtur për suksesin e telefonave tonë Pixel dhe sinqerisht kërkesat ishin jashtë pritshmërive tona. Ne jemi duke punuar që të sjellim në treg telefonin sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Google-it.

Katër pikat kyçe të telefonave të rinj Pixel:

• Asistenti i Google-it. Asistenti i ri digjital i Google tani është i inkuadruar në këta telefona. Ai asiston në sjelljen e fotove nga e kaluara, kur një përdorues i kërkon ato, lëshimin e ndonjë kënge, sipas kërkesës së përdoruesit e shumëçka tjetër.

• Kamera. Pixel dhe Pixel XL kanë kamerë 12.3-MP.

• Hapësira pa limit. Google do të mundësojë hapësirë të pa limituar në shërbimin online për ruajtjen e fotografive dhe videove që realizohen me Pixel.

• Bateria. Google thotë se me telefonat e rinj mund të mbani baterinë për 7 orë me vetëm 15 minuta mbushje.

Të dy telefonat kanë 4GB RAM, 32 ose 128GB hapësirë të brendshme.

Telefoni është në dispozicion për porosi me çmim fillestar prej 650 dollarësh deri në versionin më të shtrenjtë prej 870 dollarë.