• |
ide | kryesore

Kërcënuesja rrezikon burgun, Rudina Magjistari pendohet dhe tërhiqet nga akuzat

Arkiva, Paparazzi
rudina-dhe-vjola-sala1-300x2341.jpg



Për më shumë se dy vjet, moderatorja Rudina Magjistari është përballur me një lum fyerjesh e kërcënimesh, që çdo ditë e më shumë bëheshin edhe më serioze. Të paktën kështu kishte thënë prezantuesja në mars të këtij viti, kur i ishte drejtuar më në fund policisë, pasi një femër e përndiqte dhe e kërcënonte në rrjetet sociale.

Pas shtatë muajsh hetimesh, prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën për “Përndjekje” ndaj Vjola Salës, e cila e kishte shantazhuar, kërcënuar dhe përndjekur Rudina Magjistarin. Por, vajza nga Durrësi ka thënë se nuk ka dashur t’i bëjë keq mederatores së emisionit telviziv “Rudina”, megjithatë prokuroria kishte konstatuar se përndjekjen Vjola Sala nuk e ka bërë vetëm me Rudina Magjistarin, por edhe me disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur kallëzim ndaj saj. Vjola Sala tashmë ka përfunduar në gjykatë, ku do të merret edhe një vendim në lidhje me akuzat kundër saj.

E teksa durrsakja rrezikon të dënohet, Magjistari shprehet e penduar. Në një deklaratë për “Bluetooth” prezantuesja rrëfen se nuk e mendonte që historia do të arrinte deri në këtë pikë. “Është thjesht procedurë që duhet të ndiqet. Nuk besoj se do të jetë gjë serioze, unë as e dija që do të shkonte çështja deri këtu”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse mendon të tërhiqet nga akuzat, prezantuesja pohon: “Do tërhiqem dhe mendoj se ajo duhet të jetë njeri që ka probleme dhe besoj që do zgjidhet në formë tjetër. Nuk mendova se do të shkonte puna deri këtu. Unë nuk u nisa për këtë, absolutisht. Nga ana juridike mendoj se është proces që duhet vazhduar, por ajo e ka kuptuar dhe kaq mjafton”. Megjithatë Viola Sala rrezikon të burgoset, por sipas Rudina Magjistarit kjo nuk do të ndodh.

E pyetur nëse i vjen keq për faktin se vajza nga Durrësi mund të përfundojë në burg, ajo tregon, “Jo, nuk besoj se do shkojë puna deri aty, nuk besoj se do të ndodhë gjë”. E ndërsa gjyqi ndaj Vjola Salës është çështja e ditës në internet, Rudina Magjistari ndërkohë është përballur edhe me një tjetër akuzë në lidhje me rikthimin e saj në televizion dhe emisionin “Rudina”, që këtë herë ka ardhur me një formë të ndryshuar.

Prezantuesja akuzohet se “e ka vjedhur” formatin nga një emision i ngjashëm televiziv në Itali. Megjithatë, sipas Magjistarit kjo nuk është aspak e vërtetë. “Unë kam shtatë vjet që bëj këtë program, kë kam kopjuar?”, shprehet moderatorja duke mohuar kështu zërat për “plagjiaturë”. (Bluetooth)