• |
ide | kryesore

Nuk u pa në TV/ Si u sulmua me gurë autobusi i Skënderbeut (VIDEO)

Arkiva, Sport
auuuuu.JPG



Një ngjarje aspak e këndshme është filmuar sot para ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Një grup i tifozerisë së Partizanit i ka zënë pritë një autobusi, ku ndodheshin tifozë të Skënderbeut. Ata e kanë ndaluar autobusin duke i zënë rrugën dhe kanë filluar ta godasin atë me gurë e sende të forta. Në video duket momenti kur grupi u bën thirrje tifozëve korçarë që të dalin dhe të përballen me ta. Fatkeqësisht raste të tilla janë të shpeshta në futbollin shqiptar, ku tifozët ngatërrojnë konceptin e sportit me atë të dhunës.