• |
ide | kryesore

Pse Edi Rama kërkon një femër?

Arkiva, Blog
dafina demaku.jpg



Nga Dafina Demaku                    

Java që po lëmë pas, ngriti në piedestal të diskutimeve mbarëshqiptare një paraqitje të kryeministrit Edi Rama në një debat televiziv.

Dikush akuzoi analistët se nuk ishin në nivelin e duhur të përballeshin me Ramën, dikush akuzoi Ramën se nuk ishte në nivelin e duhur përballë analistëve dhe audiencës.Më lanë përshtypje deklaratat e tij qortuese ndaj portaleve si dhe një vërejtje kah gjysma e emisionit. Pse s’kishe femra në emision, po veç gjashtë meshkuj ndodheshin përballë tij? Shtatë bashkë me Batonin.

Për çka kërkonte Rama femra në debat?

Pajtoj plotësisht që njëmend debati dukej keq pa ndonjë femër dhe ngjasonte me ‘odë burrash’, një togfjalësh klishe që jemi mësuar ta themi kur na vret syrin një mospjesëmarrje femrash në një ‘diçka’, çkadoqoftë ajo.

A kishte nevojë ta plotësonte Rama egon e një ‘gjentilmeni’ përballë disa femrave që ta imagjinojmë se do të ishin përballë tij? Edi Rama njihet për fjalorin arrogant si ndaj burrave ashtu edhe ndaj grave. Ai mund të jetë oratori më i madh politikan shqiptar, fjalim- shkruesi më i mirë gjithashtu, por ai është arrogant edhe përballë femrave.

Ai është lideri në tentativë i shqiptarëve, por siç paska thënë një sociolog, ka ikur koha e liderëve. Askush s’të pret më me entuziazëm që të mbledhësh masën dhe në një binë para qindra mijëra njerëzve të flasësh si Martin Luther Kingu. Sepse ka vdekur liderizmi.

Të kthehemi në temë: Si quhet kryeministri që i thotë Mimoza Hafizit ‘le të shkojë të hajë përshesh në partinë e Blushit’? Si quhet kryeministri që i thotë Jozefina Topallit ‘po dukesh mirë me Tinka Kurtin se PD-në ta mori Luli’? Cilat femra do të mund të ishin në debat me Edi Ramën?

Ta zëmë… Debat i imagjinuar. Nëse do të ishte psh. Alma Lama, ai do t’i thoshte “a po të hahet përsheshi në Romë”. Nëse do të ishte Vlora Çitaku, do t’i thoshte “a po të hahet përsheshi në Uashington”. Nëse do të ishte Arbana Xharra, do t’i thoshte ‘oj Portale’. E kështu me radhë. Pra nuk mendoj se Edi Rama atë natë kishte problem me gjininë, ai kishte problem me arrogancën. Në gjithë kallauzin e tij prej humoristi, në një moment kërkoi femra në debat? Sa për ta mbushur ‘kuotën gjinore’ apo t’u thoshte hani përshesh…

Kur blogeri Edi Rama nuk i duron portalet…

Edi Rama në atë debat, e kishte humbur orientimin. Ai godiste profesionin. E sidomos atë të gazetarit. More mbi 20 minuta foli për portalet. A është i njëjti Edi Rama që shfrytëzon rrjetet sociale për të promovuar çdo lëvizje sado të vogël në planin e tij prej ‘rilindasi’? A është i njëjti që s’lë jo portal, po blogg pa futur hundët për ta promovuar veten.

Mjafton të kërkoni Alastair Campbell dhe të shikoni Edi Ramën si blogger. Rama, edhe mund të qeshet me portalet shqiptare. Sasia e kanabisit të sekuestruar çdo ditë në Shqipëri, t’i merr mendtë. Një zot e di sa është sasia e kanabisit të pasekuestruar. Të gjitha këto i mësojmë nga portalet.

Në tendencën e tij për të zënë vend emri i tij në media gjoja prestigjioze, e jo portale, Rama dukej qesharak. Në tendecën e tij, për të kapërcyer pyetjet mbi 80 për qind korrekte nga analistët në studio, me dromca ironike të Gjergj Fishtës, Rama dukej edhe më qesharak. Në tendencën e tij prej gjentili, që kërkone femra në debat, dukej tepër qesharak.

 



3 Comments

  1. ….sepse femrat tona jane me

    ….sepse femrat tona jane me te korruptuarat, me dembelet ne pune, me servilet, por edhe qe jane te gatshme per gjithcka, mjafton te mbajne vendin e punes…

  2. Duhet besuar Kosta se me

    Duhet besuar Kosta se me siguri qe e ka eksperience personale familjare ate qe thote.

  3. o ti anonim i mavise, nuk ke

    o ti anonim i mavise, nuk ke sy ne balle te shikosh qe ky pederasti yte e ka mbushur me kurva hajdute gjithe administraten por edhe me homoseksual apo je edhe ti bythqire si Rama yte…..ah o i mjere qe nuk sheh me shume se bythen e Rames……