• |
ide | kryesore

E turpshme/ Polici i Bashkisë Tiranë i vjedh paketat shitësit ambulant (VIDEO)

Arkiva, Syri i Lapsit
dsgdgdf.JPG



Një ngjarje vërtet e turpshme për të gjithë uniformën e policisë bashkiake si dhe për vetë institucionin e bashkisë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë pranë zonës së Medresesë.
Një video e filmuar nga një qytetar tregon aktin skandaloz të një polici bashkiak i cili pa pikën e turpit shkon dhe i merr me forcë një shitësi ambulant rreth dhjetë paketa cigaresh thjesht sepse nuk donte t’i blinte.
Një rast i tillë duhet të na fusë të gjithëve në mendime për mënyrën banditeske se si këta njerëz të veshur me uniformë abuzojnë me detyrën duke i rënë në qafë njerëzve të varfër të këtij populli. Nga pamjet dhe nga dëshmitë e të pranishmëve nuk bëhej fjalë aspak për sekuestrim pasi shitësi shiste edhe shumë gjëra të tjera, por personat me uniformë kanë marrë vetëm çfare u nevojitej, natyrisht “falas”.
 
Në video duket se si shitësi nga nervozizmi i kësaj vjedhje të hapur, zemërohet dhe i hedh mallrat përtokë. Nuk mungojnë as sharjet e qytetarëve të pranishëm në rrugë ndaj këtij veprimi të ulët të policisë bashkiake. “Si s’ju vjen turp mor? A keni fytyre a s’keni?”, – dëgjohet zëri i një qytetareje./jetaoshqef.al