• |
ide | kryesore

Fotot/ Michelle Obama një ikonë stili

Arkiva, Paparazzi
michelle.jpg



Një grua e fortë, një avokate e suksesshme, e cila ka mbështetur bashkëshortin dhe ka shkëlqyer në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në pjesëmarrjet e saj në jetën sociale amerikane

ObamaMë 8 nëntor SHBA-të do të shkojnë në zgjedhje për të votuar për presidentin e ri dhe me këtë datë do të mbyllet zyrtarisht epoka Obama. Përveç përkushtimit social, “First Lady” ka qenë gjithnjë nën vëmendjen e projektorëve për momentet e saj “fashion”: në vitet e presidencës së bashkëshortit, duket se ajo nuk ka gabuar një “look” për asnjë rast, edhe kur është fotografuar në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, në shoqëri të fëmijëve, duke u përpjekur të mbillte fruta dhe perime.

Obama 1Në mënyrë të pavullnetshme, Michelle Obama ka ndikuar modën me daljet e saj “fashion”. Fustanet që ka veshur në takimet zyrtare kanë bërë bujë në harkun e pak orëve dhe tani stilistët po bëjnë garë për të parë një krijim të tyre të veshur nga gruaja e presidentit.

Obama 2Gjatë ndërhyrjes së saj në “International Day of the Girl”, Michelle ka veshur një fustan, ku mbizotëronin lulet: një “look” mëse i thjeshtë për gruan e presidentit, që gjithsesi është “imituar” në të gjitha koleksionet e këtij sezoni vjeshtë-dimër, ku veshjet e lehta dhe të ndezura mbizotërojnë.

Obama 3Elegante dhe e re. Michelle Obama ka qenë gjithmonë ikonë e stilit me veshjet e saj, nga më ‘casual’ në ato për evente gala, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Obama 4“First Lady” duket se kalon nga nga “look” klasik, në një më të thjeshtë dhe elegant pa asnjë vështirësi. Ja pse pëlqehet nga të gjithë zonja Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Obama 5Obama 7(gazeta-shqip.com)