• |
ide | kryesore

Një risi e veçantë e IPhone të ri

Arkiva, Planet
iphone.jpg



Sipas shumë raporteve, Apple është duke u përpjekur për të prezantuar teknologjinë për karkikim pa tela në gjeneratën e ardhshme të telefonit iPhone.

Thashethemet kanë ndjekur iPhone 8, madje ende pa dale ne treg iPhone 7 këtë vit. Raportet sugjerojnë që Apple ka në plan një ridizajnim të plotë te pajisjes se re, e cila do të shënojë dhjetë vjetorin e iPhone-it.

Apple thuhet se ka në plan aktualisht të shtojë teknologjinë për karikimin e baterisë përmes rrjetit pa tela, nesoj si kufjet AirPod.

Kjo do të thotë se ju nuk do të keni nevojë të vendosni telefonin në një sipërfaqe, në mënyrë që ai të mbushet me bateri, ashtu si telefonat nga rivali Samsung.

Gjiganti amerikan synon që këtë teknologji ta dërgojë në një nivel tjetër, duke ofruar mbushjen e telefonit pa pasur nevojë ta vendosni atë në një sipërfaqe të caktuar, të njohur edhe si "pad".

Kompania Apple synimin e saj të ardhshëm ka që bateria tw karikohet nëdersa ju qëndroni në dhomë pa e lëshuar telefonin nga dora por thjesht edhe duke e përdorur atë.