• |
ide | kryesore

“Niko” bëhet rus (FOTO/VIDEO)

Arkiva, Planet
Seagal-2.jpg



Aktori Steven Seagal tërhoqi nga vetë presidenti Vladimir Putin pasaportën ruse. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet në Moskë përmes një komunikate për shtyp. Aktori amerikan prej kohësh ka shprehur se ka një lidhje të veçantë ideologjike mes tij dhe shefit të Kremlinit. Në të kaluarën Steven Seagal kishte përkrahur rolin e Rusisë në politikën e jashtme, madje edhe në aneksimin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.  “Putin është një ndër liderët më të mëdhenj të kohëve moderne, e konsideroj si mik, do të doja ta konsideroja si vëllain tim”, është shprehur ylli i filmave aksion i njohur në Shqipëri fillimisht me filmin “Nico”. Në fillim të këtij viti Steven Seagal mori edhe pasaportën serbe nga kryeministri Aleksandër Vuçiç. Ai ofroi leksione në artet marciale për forcat speciale të policisë serbe.

Seagal