• |
ide | kryesore

Turqi, bllokohet aksesi në Twitter dhe WhatsApp

Arkiva, Planet
gfhfg.JPG



Situata në Turqi ditën e sotme nuk ka qenë aspak e qetë. Qevveria ka bllokuar qasjen e qytetarëve në disa rrjete sociale. Nga sot, qytetarë nuk do të kenë akses në Twitter dhe Whatsapp. Ky vendim ka ardhur pas arrestimit të 11 deputetëve prokurdë në Diarbakir, qytet me shumicë kurde.
Në orët e para të mëngjesit, Diarbakir u trondit nga një shpërthim i madh, nga i cili mbetën të vdekur 10 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Shpërthimi ka ndodhur disa orë pasi që Policia ka kryer një operacion në selinë e Partisë Demokratike Popullore në Ankara, ku edhe janë arrestuar 11 deputetë, në mesin e të cilëve edhe Selatin Demirtash, të cilin mediat e cilësojnë si “Obama i Kurdëve”.