• |
ide | kryesore

VIDEO që ka ndezur polemikat/ “Mirësevini në Shtetin Islamik të Gjermanisë!”

Arkiva, Planet
isis_1478210538-6881381.jpg



Politikat e Hillary Clinton ndaj refugjatëve do t'i kthejnë SHBA-të në një vend mysliman. Të paktën kështu pretendojnë mbështetësit e kandidatit republikan, Donald Trump.

Ata kanë publikuar një video të titulluar "Mirësevini në Shtetin Islamik të Gjermanisë", ku e paraqesin vendin europian si një shtet, që pas valës së refugjatëve sirianë, tashmë është kthyer në një shtet të mirëfilltë Islamik.

Video, që ka ngjallu mjaft debate, tregon një Gjermani, ku katedralet janë shndërruar në xhami, ndërsa festa tradicionale e "Oktoberfest" tanimë është një event, ku celebrohen martesat e xhihadistëve të ardhshëm.

Mediat gjermane e kanë quajtur videon absurde, ndërsa qeveria ka regjistruar vitin e kaluar, të paktën 1.1 milionë azilkërkues sipas një raportimi të Al Jazeera.