• |
ide | kryesore

Agostineli pranë largimit nga Skënderbeu, vjen Daja ose Jupi

Arkiva, Sport
mos e merr foton o kar.JPG



Edhe pse zyrtarisht drejtuesit e Skënderbeut kanë shprehur besim për trajnerin Andrea Agostineli, humbja në Vlorë ndaj Flamurtarit ka shtuar zërat për largimin e italianit. Burime të “Panorama Sport” në klubin korçar treguan një ditë më parë se presidenti Ardjan Takaj e kishte vendosur që në rast të një humbjeje në Vlorë do të largonte menjëherë trajnerin. Shkak është bërë atmosfera në klub pas barazimit me Partizanin.

Gazeta zbulon se dy trajnerë vendës janë gati të marrin drejtimin e Skënderbeut. Bëhet fjalë për Ilir Dajën, i cili pak ditë më parë prishi kontratën me Tiranën, si dhe Redi Jupin, që gjithashtu nuk është më në drejtimin e Kombëtares U-21.

Drejtuesit e Skënderbeut janë fiksuar pas dy ish-dinamovitëve dhe, sipas të gjitha gjasave, humbja në Vlorë do të emërojë njërin prej tyre në pankinën e kampionëve në fuqi. Duket se favoriti është Daja, i cili pëlqehet nga presidenti Takaj dhe, për më tepër, emri i tij ka dalë në skenë që para emërimit të Agostinelit. Megjithatë, jo pak i preferuar mbetet ish-trajneri i Shpresave. Gazeta ka mësuar se pikërisht me Jupin kanë filluar kontaktet. Humbja në Vlorë mund të tronditë Skënderbeun.