• |
ide | kryesore

Çiljeta pranon lidhjen me Alban Hoxhën: Dashuroj sytë e tij!

Arkiva, Paparazzi
dsgdfhgf.JPG



Në rrjetet sociale ata kishin kohë që i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit, por këngëtarja sexy Çiljeta Xhilaga e ka ndarë mendjen dhe ka pranuar publikisht lidhjen me portierin e Partzanit, Alban Hoxha.
 
Çiljeta ka pranuar se është e dashuruar me portierin dhe më shumë se çdo gjë dashuron sytë e tij. Nuk e dimë si do ta komentojë Albani këtë deklaratë të hapur dashurie, pasi ai pak javë më parë e quajti tifozin e tij më të zjarrtë.
 
Thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre nisën kur Çiljeta filloi të ndiqte gjithnjë e më shumë ndeshjet e Albanit, po edhe të komentonte fotot e tij në Instagram, me ikona puthjesh e zemrash, e jo vetëm kaq Çiljeta ka komenutar edhe në një foto të postuar nga mamaja e Albanit me të birin.