• |
ide | kryesore

VIDEO/ Berisha i ka vënë “drynin” portës së Atalantës

Arkiva, Sport
Berisha-Atalanta-vs-Crotone.jpg



Atalanta mori fitoren e katërt radhazi në Serie A duke u ngjitur në zonën e ekipeve pjesëmarrëse në Europa League. Në portë sërish Etrit Berisha që nuk pëson gol prej 3 takimesh. I fundit është ai i pësuar nga Eder në ndeshjen me Interin që sërish u fitua nga bergamaskët. Në takimin e së dielës Atalanuta mori një fitore të pastër 3-0 kundër Sasuolos.

Mediat italiane e vlerësuan shqiptarin me notën 6 duke bërë vlerësime për shqiptarin, citon lapsi.al. Berisha 6. “Gjatë pjesës së parë portieri shqiptar e kaloi ndeshjen me qetësi dhe pa shqetësime. Disa ndërhyrje në fund të pjesës së parë, por pa rrezik. Në pjesën e dytë ai “u thirr disa herë nga detyra”, por gjithmonë ishte i qartë në ndërhyrjet që bëri” – shkruajnë mediat italiane për Berishën.