• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gashi, supergol në SHBA, por lë fushën me paterica

Arkiva, Sport
Gashi-ne-paterica.jpg



Shkëlzen Gashi është bërë sërish protagonist në SHBA. Mesfushori i Kombëtares ka shënuar një tjetër gol spektakolar për Colorado Rapids në ndeshjen kundër Los Angeles Galaxy. Ai realizoi në minutën e 36-të, me anë të një goditje të fuqishme me të majtën. Me këtë gol ekipi nga Denveri barazon rezultatin e përgjithshëm, pas disfatës 1-0 në duelin e vajtjes për gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit në kampionatin amerikan (MLS). Por për fat të keq mbrëmja e Gashit u prish në fund të pjesës së parë, kur ai u dëmtua pas një ndërhyrjeje të fortë nga një lojtar kundërshtar. Për shkak të dëmtimit ai u ul në stol ku u pa të lëvizte me paterica. Ky dëmtim mund të rrezikoojë ndeshjen e tij me Izraelin.