• |
ide | kryesore

Ndeshja me Izraelin, De Biasi lë jashtë Kaçen, Gashin dhe Cikalleshin

Arkiva, Sport
De-Biazi-Albania-20141.jpg



Trajneri i Kombëtares Xhani de Biasi ka publikuar këtë të hënë listën me 26 lojtarë për ndeshjen me Izraelin e vlefshme për kualifikueset në botërorin e Rusisë në vitin 2018. Nga ajo që shihet në liste bie në sy mungesa e Kaçes dhe Gashit. Për këta të dy, trajneri tha se ishte zgjedhje teknike.

“Lënia jashtë e Kaçes ishte zgjedhje teknike e imja pasi kam preferuar të zgjedh lojtarë të tjerë për këtë ndeshje. Në këtë moment i shoh lojtarët e grumbulluar më mirë se ata që nuk janë. Edhe mungesa e Gashit zgjedhje teknike për këtë ndeshje” – tha De Biasi.

Në listë mungon edhe Cikalleshi që nuk po gjen hapësira në Turqi.

“Sa i përket Cikalleshit ka cilësi shumë të mira, por duhet të ketë më shumë vetëbesim për të dalë nga ky moment i keq.”

De Biasi ka thirrur në skuadër Sadikun që po rikuperohet nga dëmtimi.

“Sadiku po punon te Spitali i Juventus ne Torino. Do të tentojmë ta rikuperojmë. Pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.

Përsa i përket Izraelit De Biasi tha se ata “kanë sportistë të mirë dhe Hapoel Beer Sheva që fitoi ndaj Inter që luan në Europa League ka lojtarë të mirë. Është një ndeshje e fortë që ne do të tentojmë ta fitojmë” – tha italiani.