• |
ide | kryesore

Rabini hebre: Fitoren e Trump e gjen edhe në Bibël

Arkiva, Planet
auto_auto_ece114787199671478720840.jpg



Eksperti i kodeve të Biblës, rabini Matityahu Glazerson thotë se zgjedhja e Donald Trump ishte e parashikuar. Ai thotë se, për këtë, ka gjetur dëshmi në Bibël dhe se fitorja e Trump-it është e lidhur direkt me mbështetjen që ai ia ofron Izraelit. Ai e gjeti fjalën "Donald" në hebraisht, afër fjalës hebraishte për “president”.

Ai gjeti edhe shkurtesën “SHBA” në hebraisht, sikur që gjeti edhe kode që i referoheshin datave 8 dhe 9 nëntor. Kodet në gjuhën hebraishte përmendin edhe fjalët "i zgjedhuri" dhe "dashuri për Izraelin". Trump ka bërë të ditur se ndjen në dashuri të thellë ndaj Izraelit dhe se, po të fitojë, do ta mbrojë këtë shtet. Glazerson po ashtu gjeti edhe një lidhje midis Trump-it dhe fjalës "moshiach" (mesia), duke thënë se fitorja e Trump-it do të lidhet me ardhjen e dytë të Krishtit në Tokë.