• |
ide | kryesore

Gafa e Gjiknurit: Ngatërron përçartjen me Lëvizjen Çartiste

Arkiva, Pikante
gjiknuri.jpg



Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, bëri një gafë gjatë debatit me disa deputetë të PD. Ai ngatërroi të folurën përçart me “lëvizjen çartiste”. “Po flet përçart, po flisni të gjithë përçart. Çfarë, tani nisët lëvizjen çartiste?” iu drejtua ai deputetëve të opozitës. Por e folura përçart me çartizmin s’kanë asnjë lloj lidhje përveç ngjashmërisë leksikore. Sa për kujtesë, “çartizmi ishte një lëvizje e klasës punëtore, e vitit 1836. Qëllimi i saj ishte për të fituar të drejtat politike për klasën punëtore. Çartizmi e mori emrin nga një peticion, i quajtur Kapitulli i Popullit (kapitull –charter në anglisht), në të cilin ishin listuar 6 kërkesat kryesore të lëvizjes –burimi Ëikipedia). Më përçart se kaq a mund të flitet në parlament?