• |
ide | kryesore

Shqipëria ka arsye të shqetësohet nga fitorja e Donald Trump

Arkiva, Blog
10172848_10152212663242800_6569021267849312807_n.jpg



Nga Enton Abilekaj                                    

 

Shqipëria ka arsye të shqetësohet nga fitorja e Donald Trump. Në radhë të parë si aspirante për t'iu bashkuar Perëndimit. Tashmë në mes të rrugës, anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtare e BE, pikërisht ditën qe u hap një derë e vogël për t'u afruar më shumë me Perëndimin, fuqia më e madhe u trondit nga fitorja e Trump. Liderët europianë po bëjnë llogaritë pa SHBA, ashtu siç u detyruan t’i bënin pa Anglinë kur BREXIT tronditi botën për herë të parë këtë vit. SHBA janë financuesit kryesorë të NATO-s dhe OKB. Mungesa e financimit do të sillte dobësimin e këtyre institucioneve që si funksion të parë garantojnë sigurinë e Perëndimit. 

 

Tek premtimet ekonomike të Trump buron shqetësimi i dytë i vendeve të tjera perëndimore. Marrëveshjet e tregtisë së lirë mund të anullohen, tregu amerikan mund të mbyllet jo vetëm për Azinë dhe Amerikën e Jugut, por edhe për Kanadanë, Anglinë dhe Bashkimin Europian. Marrëdhëniet e Trump me Putinin, qëndrimi i tij ndaj Lindjes së Mesme, e shumë pika shqetësuese të programit që shpalosi gjatë fushatës Presidenti i zgjedhur i SHBA, shqetësojnë vendet e mëdha dhe të vogla të Perëndimit, tërheqin vëmendjet dhe investimet larg Shqipërisë dhe mund t 'u hapin rrugë influencave të reja, të fuqive të tjera, që mund të jenë edhe të rrezikshme për shqiptarët në rajon, që gëzojnë një pozitë të favorshme, dedikuar kryesisht SHBA.

 

Përveç këtij shqetësimi objektiv, të pashmangshëm edhe për të mëdhenjtë, Shqipëria e vogël, do të gjendet përballë Trump me një shqetësim subjektiv, të krijuar nga vetja, ose më saktë nga kryeministri. Videot dhe citimet e Ramës kundër Trump vërshuan nëpër rrjetet sociale, sapo u deklarua fituesi. Kryesisht opozitarët, kujtuan aventurën e rrezikshme të një njeriu, që u përfshi në një garë pa menduar se përfaqësonte një Shtet. Nuk u ndie keq as kur gazetari i CNN i kujtoi etikën e mosndërhyrjes në procesin elektoral të një vendi tjetër, u turr pa menduar që të përfitonte personalisht duke lënë peng vendin e tij. Dhe dukej sikur po i shkonte mire, sondazhet e tregonin humbës "gogolin" e tij, sot do të ishte në New York për të hapur ekspozitën e pikturave dhe, ku i dihej, një foto me Presidenten e re, do garantonte mandatin tjëtër qeverisës 7 muaj para zgjedhjeve. 

Në agimin e së martës dështoi zyrtarisht aventura e tij, por u shtua ankthi i të giithëve. Ai që fliste si marionetë e babëzisë së tij për pushtet, kishte të veshur kostumin e kryeministrit të Shqipërisë, askush nuk iu referua si piktor, si publicist apo si intelektual, por si kryeministër i Shqipërisë, që paralajmëronte se do prishte marrëdhëniet me SHBA nëse fitonte Trump. Tani i takon Shqipërisë të sqarojë këtë keqkuptim me aleatin më të madh strategjik, të minimizojë sa të mundet gafën e rëndë, të terheqë fyerjet për Presidentin e zgjedhur dhe të tërheqë paralajmërimin për prishjen e marrëdhënieve.

 

Mundësia që kjo të ndodhë është që kryeministri të kërkojë ndjesë publikisht për cfarë ka thënë e ka bërë, që parlamenti të miratojë një rezolutë ku të shprehet vullneti dhe vlerësimi i kundërt me atë të Edi Ramës. Dhe meqë Rama dje, në vend të ndjesës, zgjodhi të justifikonte aventurën e tij fatkeqe, atëherë duhet zgjedhur një kryeministër i ri, i afte ta takojë dhe ta shohë në sy, i aftë të bëjë atë që i kërkon interesi kombëtar.

(Titulli i origjinalit: Një ndjesë për SHBA)

 

 



3 Comments

  1. Bravo ske cfare shton i ke

    Bravo ske cfare shton i ke thene te gjitha.

  2. [email protected]
    Sipas K Myftarit, thene ne nje emision tek A Cani, Trump, kur ka marre vesh se cfare ka then E Rama per te, eshte shprehur se do ta shtype si nje insekt.

  3. Titulli origjinal “Nje ndjese

    Titulli origjinal "Nje ndjese per SHBA" i shkon me mire ketij shkrimi sesa titulli qe ja ka ndryshuar redaktori.

    Sa i takon pjeses se pare, ku autori nxiton te krijoje shqetesimin se triumfi i Trampit, do ta ngadalesoje procesin e integrimit te Shqiperise ne BE, nuk pajtohem fort me te. Perkundrazi, meqe nje pjese e madhe e estabilishmentit politik europian jane shfaqur kritik ndaj  Trampit, do te mbyllin syte per marrezite e Rames e ndoshta do te nisin me shpejte se parashikimet, procesin e fillimit te negociatave.

    Por nga ana tjeter, fillimi i negociatave, nuk do te thote se do te pershpejtohet procesi i pranimit. Nuk shmanget dot Edi Rama nga paudhesite e tij e kesaj radhe procesi zgjedhor do te vezhgohet me shume kujdes nga SHBA. Heshti ambasadori amerikan per skandalin e zgjedhjeve lokale ne Diber, por nuk besoj se do te heshte, nese zgjedhjet e vitit te ardhshem Rama do ti zhvilloje po me stilin e Dibres.

     Sidoqofte eshte heret te flasim per ato cfare do te beje Tramp me administraten e tij te re per ta lidhur me Shqiperine. Deri ne qershorin e vitit te ardhshem kur e majta shqiptare do te perballet me te djathten, shenjat jane se ndryshime do te kete edhe brenda Shqiperise ne rradhitjen e aleancave. Sa i takon mardheneve te administrates se re te Trump me BE apo Rusine, edhe per kete eshte heret te flitet vetem bazuar ne retoriken e fushates elektorale. Qe tani, akoma pa mare detyren e presidentit, z.Tramp i ka relativizuar kundershtite me te ashpra kunder tij, anti kosovarizmin, antimyslimanizmin e anti emigracionin. Sa per protestat, kam bindjen se shpejte "femrat e revoltuara" per humbjen e znj.Klinton, do te kujtohen per fjalet e "femilistes" Madona ne mbrojtje te femres presidente. Politika nuk behet me seks por me rezultate ekonomike. SHBA, me se paku me Trampin kane fatin qe nga taksat, te llogarisin si te hequra parate qe do te paguanin per presidentin. Miliarderi Tramp, deklaroi se nuk do ta mare fare pagen si president.