• |
ide | kryesore

Izraeli i shpall ‘luftë’ Shqipërisë për vendin e tretë

Arkiva, Sport
lufte-er-780x439.jpg



Trajneri i Izraelit, Elisha Levi, edhe pse e sheh kombëtaren shqiptare si rivalen kryesore për renditjen në grup, për sa i përket vendit të tretë, mendon se ndeshja e nesërme nuk do të jetë përcaktuese për të dy ekipet.

Ai në konferencë për shtyp shton se ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar në këto kualifikuese.

“Për momentin, të dy skuadrat janë me pikë të barabarta në grup. Nuk mendoj se kjo ndeshje mund të vendosë fatin e grupit për dy skuadrat, ka ende edhe shumë të tjera për të luajtur në grupin tonë. Por do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Shqipërisë. Do të luftojmë me të gjatë kualifikueseve për vendin e tretë”, tha ai.

“E respektojmë skuadrën shqiptare, i kam ndjekur në dy ndeshje nga afër në Europian. Sot të gjithë i njohin të gjithë, janë një skuadër shumë e mirë, bënë një turne të madh në verë në Europë. Ne e dimë stilin e tyre të lojës, njohim lojtarët e tyre si Hysaj, Sadiku apo Memushaj. Luajnë në kampionate të mira evropiane. Por do të bëjmë gjithçka që të arrijmë një rezultat të mirë këtu”, deklaroi Levi.