• |
ide | kryesore

Rrëfehet supermbesa e Berishës: Si reagoi gjyshi kur më pa me rasta dhe pirsing (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
66557a02ec38d0a483a92d30ef4c718a.png



‘Supermbesa’ e ish-kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi ka qenë e ftuar këtë të premte në “Oktapod” në Vizion Plus, ku ka folur gjatë për projektet e saj, të ardhmen, prindërit dhe gjyshin.

Pyetjes nëse do e votonte Sali Berishën nëse nuk do e njihte, ajo përgjigjet: “Nëse nuk do ta njihja Sali Berishën, varet sa të ulëta mi ofron taksat”.

Ajo ka folur edhe për sulmin e vazhdueshëm që ka marrë nga media duke e ka quajtur si formë që njërëz të ndryshëm kanë përdorur për të sulmuar Sali Berishën. Dasara ka treguar edhe reagimin që pati gjyshi i saj kur pa që kishte ndryshuar modelin e flokëve dhe kishte vënë pirsing në hundë.

“Kur bëra restat (model flokësh), gjyshi i pa edhe më tha, janë bërë flokët si cerdhe zogjsh. Po ashtu edhe kur më pa pirsing, vetëm qeshi”.

Turi e ka pyetur edhe për raportin që ka me Armina Mevlanin, partneren e dajës së saj, dhe se a ishte dakord me këtë lidhje, ajo tregon se nuk ka rëndësi mendimi i saj por lumturi a e dajës.

E pyetur nëse do të merret me politikë ajo shprehet se nuk e mendon veten në politikë, sepse sipas saj, pushteti me kalimin e kohës të korrupton.

Ndërkohë sa i takon jetës së saj private, Dasara ka treguar se nuk ka një të dashur sepse tani ka kohën për të punuar fort dhe për t’u bërë dikush.