• |
ide | kryesore

VIDEO/ Izraeli shpartallon Shqipërinë dhe zëvendësimet e çuditshme të De Biasit

Arkiva, Sport
Formacionet-zyrtare-490x490.jpg



Shqipëria doli e shpartalluar me 3 gola të pësuar dhe 2 lojtarë më pak përballë një Izraeli që bën një lojë mjaft të kujdesshme në “Elbasan Arena”. Shqipëria pëson një nga humbjet më të thellë që nga koha e drejtimit nga Xhani De Biasi.

Momenti i parë i rëndësishëm i takimit ishte minuta e 18-të kur kapiteni Zahavi i izraelitëve u pengua nga nga Berat Gjimshiti në zonë dhe për gjyqtarin turko-gjerman ishte karton i kuq dhe penallti. Zahavi nuk gabon dhe mposht Berishën dhe 1-0 për Izraelin.

Shqipëria merr një tjetër goditje në minutën e 54-t. Etrit Berishën nuk e mbajnë nervat dhe godet me kokë Zahavin. Anësori sinjalizon kryesorin, i cili nuk ia kursen kartonin e kuq. Tjetër 11-metërsh për izraelitët.

Pas katër minutash ndërprerje të ndeshjes, Alban Hoxha hyn në fushë në vend të Llullakut dhe ashtu si në verë me Partizanin, tregon qetësinë e tij në gjuajtjen e Zahavit duke neutralizuar goditjen e futbollistit izraelit.

Por 8 minuta më pas (66′) Izraeli gjen sërish rrjetën. Ainbinderin çoi me fat një top në rrjetë pas një grushtimi të Hoxhës.

Nuk u ndal me kaq Izraeli që në 84-ën shënon golin e tretë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Atar shfaqet i vetëm para Alban Hoxhës dhe e ka “lojë fëmijësh” ta shtyjë topin në rrjetë.

Zëvendësimet “e çuditshme” të De Biasit

Në minutën e 54-t, portieri Berisha mori karton të kuq dhe në vend të tij hyri në portë Hoxha. Për të hyrë Hoxha, De Biasi nxjerr nga loja Llullakun. Kur loja shënonte 2-0 italiani nis nga eksperimentet. Të gjithë habiten kur nga loja del mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj dhe në vend të tij futet Edgar Çani. Nuk mjafton me kaq. Trajneri i Shqipërisë nxjerr një tjetër mesfushor shkatërrues si Xhaka dhe fut në fushë Rei Manajn. 3 sulmues në fushë dhe sigurisht nuk mund të mungonte pësimi i golit të tretë. Mesa duket De Biasi u nis nga motoja “o gjithçka, o asgjë dhe humbi”.