• |
ide | kryesore

Zahavi: Na ndihmoi kartoni i parë i kuq

Arkiva, Sport
Zahavi-feston-665x500.jpg



Sulmuesi i Izraelit, i cili shënoi dhe golin e parë, Zahavi, në deklaratën pas ndeshjen për “TVSH”, u shpreh se kartoni i parë i kuq i Shqipërisë e ndihmoi ekipin e tij të kalonte në avantazh, ndërkohë pas kartonit të dytë të kuq gjithçka u bë më e lehtë për ta.

“E shfrytëzuam momentin kur kishim superioritet numerik, por nuk e kishim të lehtë ndaj Shqipërisë. Ndeshja ishte e hapur, por pas lojtarit të dytë që doli me të kuq, e menaxhuam mirë lojën. Megjithatë ndeshja mund të përfundonte dhe ndryshe. Kemi shumë ndeshje deri në fund dhe duhet të shohim të marrim rezultate të mira. Shpresoj të mbetemi në këtë pozicion.”/panorama/.