• |
ide | kryesore

Zbulohet fajtori/ Kush ishte shkaku i humbjes së Clinton përballë Trump

Arkiva, Planet
clinton5 (1).jpg



Vetëm pak ditë pas disfatës përballë republikanit Trump, tashmë presidenti i ri i SHBA-ve, drejtuesit e fishatës së Cilntonit nuk kanë ndenjur të qetë.

Ata kanë analizuar gjithë sa ndodhi dhe kanë mbërritur edhe në përfundime, duke gjetur fajtorin e humbjes.

Navin Nayak, drejtori kërkimor i fushatës, bën fajtor drejtorin e FBI-së, James Comey, për humbjen e zgjedhjeve ndaj Donald Trump. Ai kujton ‘fushatën’ e FBI kundër Clitnon vetëm pak ditë para zgjedhjeve, duke e quajtur atë dëmtuesen kryesore.

Ai i dërgoi një email stafit të FBI-së, duke i akuzuar për humbjen.

“Ne besojmë se i kemi humbur zgjedhjet në javën e fundit. Letra e Comey në 11 ditët e fundit të zgjedhjeve mposhti mbështetjen e votuesve tanë, sidomos ata të arsimuarit dhe ata në periferi” – thuhet në letër, raporton “Politico”.

Sipas Nayak, “stafi i Clinton mendon gjithashtu se letra e 2-të e Comey, e cili kishte për qëllim që të shpëtonte Clintonin, në fakt ka ndihmuar Trump.”

Nayak ka shkruar në letër se fushata e Clintonit ishte gati për të fituar deri në javën e fundit, kur “çdo gjë ndryshoi.”

Sipas tij, ishte momenti kur vrulli u zhvendos drejt republikanëve. Nayak në letër fajëson Comey edhe për dëshpërimin e pjesëmarresve në mesin e përkrahësve të Klintonit në qytetet e mëdha si Filadelfia, Milwaukee dhe Detroit.

“Nuk ka dyshim se një javë nga dita e zgjedhjeve, Clinton ishte gati për një fitore historike”- thotë ai.

Sipas tij, një pjesë e fajit ishte shtrirë në këmbët e kandidates së Partisë së Gjelbër Jill Stein, 130.000 votat e së cilës në tri shtetet kryesore ishin një “rikthim në kujtesë i rëndësisë i votës së partive të treta.”