• |
ide | kryesore

FOTO/ Të hënën bëhuni gati për “SuperHënën” që ndodh pas 68 vitesh

Arkiva, Planet
15095452_10154736864216692_3216809431729858393_n.jpg



Të hënën bëhuni gati nesër për “SuperHënën”, një fenomen që ndodh pas 68 vitesh. Hëna do të jetë më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht më 14 nëntor, 2016. Hëna e plotë do të shfaqet më e madhe sesa ajo e vitit 1940. Hëna do të jetë rreth 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme krahasuar me ditët tjera. Ajo do të jetë interesante të shihet, madje edhe me sy të lirë. Por çfarë është “Superhëna” dhe çfarë e bën atë të ndodhë?

Orbita e hënës rreth tokës nuk është e përsosur. Ajo është në formë elipse, apo një formë disku. Kjo do të thotë se hëna nganjëherë është më afër e nganjëherë më larg Tokës. Në pjesën e saj më të afërt ajo është rreth 31,068 milje nga planeti ynë. Ndërkohë, ne shohim fazat e ndryshme të hënës, varësisht proporcionit të diellit me hënën dhe hënës me tokën.

Këto dy fenomene nuk përputhen gjithmonë, por kur e bëjnë – astronomët e quajnë këtë dukuri si “Super Hënë”. Kjo ndodh rreth një në çdo 15 hëna të plota. Nëse ju jeni ose jo të impresionuar, këtë duhet ta thoni pasi ta shihni nesër “Super Hënën” dhe bukurinë e kozmosit.

Supermoon is seen behind the Christ the Redeemer statue in Rio de Janeiro, in May 2012. Image result for supermoon

 

Image result for supermoon Image result for supermoon Image result for supermoon Image result for supermoon 2014