• |
ide | kryesore

Mediat italiane: Këta të 3 ishin lojtarët më të dobët të Shqipërisë

Arkiva, Sport
sssssssssss.jpg



Pas ndeshjes që kombëtarja jonë humbi me rezultatin 3-0 kundër Izraelit në “Elbasan Arena”, mediat italiane kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë dhe ata që u paraqitën dobët në fushë. Rezultati nuk lë vend për diskutime, ndaj ata që dështuan, natyrshëm vijnë nga radhët e kuqezinjve. Sipas portalit të njohur italian “Tuttomercatoweb.com”, Berat Gjimshiti, Etrit Berisha dhe Azdren Llullaku ishin futbollistët më të dobët të takimit. Këto janë komentet për secilin prej tyre:

Berat Gjimshiti – Trondit përjashtimi i tij në pjesën e parë. Dalja me karton të kuq kushtëzon lojën e shokëve të tij në pjesën tjetër të ndeshjes.

Etrit Berisha – Çfarë gabimi në pjesën e dytë! Bie pre e provokimit të Zahavit dhe e lë ekipin me nëntë lojtarë. Gabim i rëndë.

Azdren Llullaku – Zhgënjen, nuk arrin të shfaqet rrezikshëm në depërtimet nga krahu dhe të ndalë avancimin e kundërshtarëve.