• |
ide | kryesore

Zbulohet videoja/ Si i tall Elvana rivalet e saj

Arkiva, Paparazzi
elvana_1479152880-8682626.jpg



Elvana imiton, madje me shumë sukses.

Këtë “talent” të fshehur ajo e ka shfaqur mbrëmjen e djeshme, në darkën e organizuar nga Valdrin Sahiti.

Pasi të ftuarit darkuan, atmosfera fillimisht ndryshoi nga këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, dhe më pas nga të ftuarit e tjerë, shumica e tyre këngëtarë.

Mikrofonin nuk hezitoi ta merrte as Elvana, e cila përveç këndimit, surprizoi të pranishmit edhe me talentin e saj në imitim.

Orinda Huta, Jonida Maliqi, Julka, Anjeza Shahini dhe Tuna ishin disa nga zërat që ajo imitoi me sukses, duke shkaktuar shumë të qeshura në sallën ku u mbajt darka.