• |
ide | kryesore

The Guardian: Ekspozita luksoze e kryeministrit të vendit më të varfër

I pakategorizuar
rama the guardian.jpg



"Çfarë u shpëtoi mediave nga shkrimi i gazetës britanike për Edi Ramën: Infrastruktura bazike dhe korrupsioni endemik, por njeriu më i fuqishëm në vend gjen kohë për të shkarravitur mbi kalendarin e tij kryeministror – dhe ka hapur ekspozitë në një nga galeritë kryesore të botës"

Një pjesë e madhe e mediave në vend, kryesisht ato online, botuan në formë të shkurtuar një artikull të gazetës britanike The Guardian për kryeministrin Edi Rama. Në thelb artikulli i Jason Farago flet për ekspozitën e kryeministrit në galerinë Marian Goodman në Nju Jork, një ndër më të famshmet në botë. Por edhe pse vlerëson këtë aspekt, Farago ironizon në disa aspekte të tjerë, si për shembull faktin që në këtë galeri nuk ka arritur t’i ekspozojë punët e tij as ish –presidenti Xhorxh Bush. Ajo çfarë nuk u tha në përkthimin shqip të shkrimit, apo që mund t'u ka ketë shpëtuar mediave shqiptare që e kopjuan përkthimin nga njëri – tjetri duke cituar përshtatësin, përfshirë këtu edhe Lapsi.al, është nëntitulli që gazeta ka zgjedhur për reportazhin. The Guardian bën kontrastin mes ekspozitës luksoze të Ramës dhe gjendjes së vendit, duke vënë theksin tek infrastruktura e rrënuar dhe korrupsioni i gjithëpërhapur.

“Infrastruktura është bazike, korrupsioni endemik, por njeriu më i fuqishëm në vend gjend ende kohë për të zhgarravitur mbi kalendarin e tij kryeministror –dhe ka hapur një ekspozitë në një nga galeritë kryesore të botë”, shkruhet në nëntitullin e The Guardian. /Lapsi.al