• |
ide | kryesore

De Biasi tregon prapaskenat: Isha një hap larg kombëtares italiane, dikush e bllokoi

Arkiva, Sport
1479489925biasiiiiii.jpg



Aktualisht është duke kaluar momentin më të vështirë me Kombëtaren e Shqipërisë, por pasi dërgoi kuqezinjtë në Kampionatin Europian dhe paraqitjes pozitive në Francë, për Gianni de Biasin u fol shumë se mund të ulej në stolin e Kombëtares italiane.

Por tashmë është trajneri Ventura në stolin e Italisë, ndërsa De Biasi është duke vazhduar punën me Shqipërinë.

Trajneri italian ka folur së fundmi për radio TMW duke zbuluar një prapaskenë interesante sa i përket stolit të Italisë. Ai ka thënë se ishte shumë pranë të kaltërve, por dikush e ka bllokuar zyrtarizimin.

“Isha një hap larg stolit të kombëtares italiane, por ishte dikush që e bllokoi zyrtarizimin. Unë e di se kush është ky person”, tha De Biasi.

Ai foli edhe për situatën aktuale me Kombëtaren Shqiptare. “Shpresoj që të kthehemi sa më parë pas humbjes 0-3 që pësuam në shtëpi nga Izraeli. E dinim që në fillim se do të ishte e vështirë, për shkak se kemi në grup Italinë dhe Spanjën”, tha italiani./tch