• |
ide | kryesore

Sekreti “i pistë” i varëses për në modë të momentit

Arkiva, Stil
gfhfgf.jpg



Nëse ka bizhuteri e cila është më trendi në këto kohë padyshim që janë varëset e zeza rreth qafës.

Ato kanë qenë në modë para shumë kohësh por kohët e fundit janë rikthyer edhe më fuqishëm me modele dhe forma të ndryshme.

Të quajtura ndryshe “Chokers” kanë një histori që pak e dinë dhe që ndoshta mund të ndikojë në shijen e shumë vajzave që posedojnë këtë lloj varëseje.

Kjo varëse sipas një postimi në Instagram nga faqja “10 Curiosita” mbahej nga prostitutat e shekullit 19-të dhe përdorej pikërisht për t’i identifikuar ato.

Pas këtij postimi shumë vajza kanë komentuar që nuk do i përdorin më këto “Chokers” ndërsa djemtë kanë gjetur një motiv për të vënë vajzat në lojë./albeu