• |
ide | kryesore

Statuja e Virgjëreshës Mari rrjedh gjak nga sytë, habiten shikuesit

Arkiva, Planet
3a83f02700000578-0-image-a-3-1479474588340_1479491201-5207865.jpg



Një baba i habitur përshkroi momentin e ‘mahnitshëm’ të tij kur pa statujën e Virgjëreshës Mari – të cilën ai e mban në shtëpi – duke derdhur gjak nga sytë.

Burri, nga Meksiko, pretendon se statuja ka qarë për katër muaj – një fenomen të cilin disa katolikë e shohin si shenjë nga Zoti.

Statuja, që shfaqë Virgjëreshën Mari, është ngurtësuar në atë çfarë pronari i saj e quan “gjak të tharë”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, vendndodhja e saktë e saj është duke u mbajtur sekret dhe publiku nuk janë të lejuar ta shohin atë, tha burri për kanalin televiziv të lajmeve Telemundo.