• |
ide | kryesore

Del video e plotë/ Si u manipulua me sherrin në ndeshjen e Shkodrës              

Arkiva, Sport
15032040_10154108757692965_812601048484642203_n.jpg



Pamjet e para që dolën nga një incident në ndeshjen e basketbollit, Vllaznia- Tirana në Shkodër tregonin lojtarin Erkand Karaj që qëlloi me të majtën trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjeçajn. Një akt i dënueshëm që pa dyshim meriton të dënohet, duke parë pamjet me logon e TV1 Channel. Trajnerin e largojnë menjëherë, ndërsa i gjithë faji bie mbi lojtarin.

Por një video e siguruar nga Lapsi.al tregon se pamjet e shpërndara në portale dhe rrjetet sociale janë të manipuluara. Në videon me logon e televizionit lokal është prerë moment kur trajneri Bledar Gjeçaj godet me grusht  i pari lojtarin e skuadrës së Tiranës, Erkand Karaj. Nga kjo video e dytë dhe e plotë e sherrit duket qartë se lojtari i Tiranës vetëm sa është kundërpërgjigjur. Montazhi i dobët nuk ka arritur ta manipulojë të vërtetën vetëm për pak orë, por kjo që ka ndodhur përbën një rast për t’u përçmuar të gazetarisë sportive.