• |
ide | kryesore

Gjesti i jashtëzakonshëm i Messit, i paguan pagat puntorëve të Federatës së Argjentinës

Arkiva, Sport
Messi-780x439.jpg



Është futbollist i madh në fushë, por edhe njeri i madh jashtë saj.

Lionel Messi ka treguar edhe njëherë zemër gjerësinë e tij duke ndihmuar Federatën e futbollit të Argjentinës.

Në ndeshjen e disa ditëve më parë kur Argjentina u mposht nga Brazili 3-0, Messi kishte mësuar se punëtorët e sigurimit të Kombëtares nuk ishin paguar për disa muaj nga Federata e Argjentinës.

Gjithsesi ky rast e ka prekur argjentinasin i cili ka telefonuar babanë e tij për t’i thënë se duhet tua shlyejë borgjet.

Këtë gjë e kanë zbuluar mediat argjentinase të cilat e kanë ngritur në qiell kapitenin e tyre për mirësinë që ka bërë ndaj Federatës së futbollit argjentinas.

Pasi është publikuar ky lajm, Messi ka marrë lëvdata të shumta nga adhuruesit e futbollit.