• |
ide | kryesore

Miliona euro në vit, ja si qarkullojnë paratë nga UEFA në FSHF

Arkiva, Sport
platini-780x439.jpg



Lajmi më i mirë që kanë marrë këtë sezon klu bet e Kategorisë Superiore nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte shpërndarja e shumave të konsiderueshme që do të përdoreshin për investime në futbollin e moshave.

FSHF, e lajmëruar sipas njoftimit të saj vetëm të premten nga UEFA për këtë fond, u ka shpërndarë klubeve informacionin se si mund të përfitonin të ardhurat nëpërmjet projekteve që do të dorëzonin.

FONDI I SOLIDARITETIT

Një shumë relativisht e lartë e siguruar nga marketingu dhe të drejtat televizive të Ligës së Kampioneve (p.sh. ishin 120.8 milionë euro në sezonin 2015-2016) u rishpërndahet klubeve nëpërmjet federatave apo ligave përkatëse. UEFA e ka vendosur këtë sistem solidariteti pas ankesës së klubeve se po përfitonin vetëm emrat e mëdhenj të zakonshëm, edhe pse lojtarët e tyre kishin dalë nga akademitë e klubeve më të vogla.

Që nga ky sezon është bërë një ndarje ku, 60% e fondit të përllogaritur në fund të edicionit do të ndahet në mënyrë të barabartë mes të gjitha federatave, ndërsa 40% do të ndahet në bazë të vlerës së tregut televiziv në çdo vend për Ligën e Kampioneve. Sipas UEFA-s, këto të ardhura duhet të shkojnë te klubet për zhvillimin e futbollit të të rinjve apo projekte që kanë lidhje me futbollin dhe komunitetin lokal, ndërsa klubet përfituese duket të kenë akademi aktive në përputhje të plotë me manualin e licencimit të klubeve dhe të jenë të akredituar nga UEFA.

SI NDAHEN TË ARDHURAT QË ÇDO SHTET EUROPIAN PËRFITON NË VIT NGA UEFA

Pagesa e solidaritetit: Futbolli i ekipeve kombëtare (Të ardhura nga aktivitetet e kombëtareve)

1. Projekti “HatTrick” për ciklin katërvjeçar nga sezoni 2012-2013 deri në 2015- 2016, parashikonte një pagesë në total prej 3 milionë eurosh për çdo federatë për ta përdorur për infrastrukturën sportive.

2. Programi “HatTrick” siguron gjithashtu të ardhura të tjera vjetore solidariteti, të cilat përbëhen nga elementët e mëposhtëm: -600.000 euro si pagesë solidariteti vjetore për të kontribuuar për shpenzimet e federatave.

-1.025.000 si incentiv maksimal vjetor, i cili ndahet si vijon:

1) 250000 euro maksimumi për pjesëmarrjen në aktivitetet e të rinjve, femrave dhe futbollit të sallës;

2) 250000 euro maksimumi për implementimin dhe aplikimin e sistemit të licencimit të klubeve UEFA;

3) 100000 euro maksimumi për implementimin dhe aplikimin e Konventës së Trajnerëve të UEFA-s;

4) 100000 euro maksimumi për implementimin dhe aplikimin e Kartës së “Grassroots”;

5) 100000 euro maksimumi për implementimin dhe aplikimin e Konventës së Gjyqtarëve të UEFA-s;

6) 100000 euro maksimumi për implementimin e Programit të Zhvillimit të Futbollit të Femrave;

7) 100000 euro maksimumi për implementimin e programit të Administrimit të Mirë të UEFA-s;

8) 25000 euro maksimumi për caktimin e një oficeri integritetit.

Maksimumi i shumës që financohet për çdo federatë nga futbolli i ekipeve kombëtare është 1.025 milionë euro.

Pagesa e solidaritetit: Futbolli i klubeve (Të ardhura nga Liga e Kampioneve)

3. Kuotë fikse për pagesën e solidaritetit ndaj një federate, sipas sistemit të shpjeguar në pikën 2.

4. Një shifër e konsiderueshme caktohet për zhvillimin e të rinjve për klubet që nuk janë përfshirë në dy turnetë madhorë të UEFA-s. Sipas vendimit të marrë nga ligat apo federatat anëtare përkatëse, klubet në kampionatin elitar dhe në disa raste edhe në nivelet më poshtë përfshihen në këtë skemë të ardhurash.

5. Një shumë e caktuar në varësi të numrit të ndeshjeve të luajtura u paguhet klubeve që marrin pjesë në kualifikuese të Ligës së Kampioneve, por nuk arrijnë në fazën në grupe të turneut. Një shumë ekstra prej 250 mijë eurosh i jepet ekipit kampion i cili nuk arrin në fazën në grupe.

6. E njëjta si në pikën 5 aplikohet edhe për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Europës. /panoramasport/