• |
ide | kryesore

VIDEO/ Plas grushti në ndeshjen Vllaznia – Tirana

Arkiva, Sport
67_1479572285-8325377.jpg



Grushte, katër lojtarë të përjashtuar, 15 minuta ndërprerje e lojës, irritim tifozësh dhe forca të shumta policie. Ky është bilanci i ndeshjes Vllaznia ­ Tirana në basketboll. Kryendeshja e javës së 6­të të Superligës, e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, doli shumë shpejt nga shinat e një ndeshjeje sportive kur Xhonson i Tiranës dhe Ndoja i Vllaznisë acarohen me njëri­tjetrin duke shkëmbyer fjalë me tone të larta ku më pas u shkëmbyen edhe grushte, shkruan Panorama Sport. Për më shumë shikoni videon më poshtë.