• |
ide | kryesore

Strakosha shkëlqen në fitoren e Lazio: Jam gati për kombetaren

Arkiva, Sport
Strakosha-Lacio-470x265.jpg



Thomas Strakosha ishte në fushë në fitoren e rëndësishme 3-1 që Lazio mori ndaj Genoa. 21-vjeçari shqiptar është tashmë zyrtarisht portieri i dytë i Lazio duke e kaluar me sukses provën “Seria A”. Për shqiptarin mediat kanë vendosur notën 6.5, mjaft e mirë në krahësim me shokët. Për të bëhet ky koment: “I ri, por nuk ka frikë. E zëvendëson me personalitet Marchetti-n. Dalje të rëndësishme ndaj Ocampos (25') dhe reflekse të mira te rasti i Ninkovic". Pas takimit shqiptari ka folur për gazetarët mjaft i lumtur.

“Të fitosh 3-1 kundër Xhenoas nuk është pak. Të pësosh gol nuk është asnjëherë e bukur, por shpresojmë që të mos ndodhë më në të ardhmen. Unë i pafajshëm te goli? Gabimet bëhen gjithmonë, ndodhi, topi përfundoi në rrjetë. Tani të shohim para”, – tha Strakosha.

“Është diçka e bukur të shohësh Lacion lart, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Forca jonë është te fakti që mbrojmë të gjithë bashkë. Sekreti ynë është grupi, sulmojmë dhe mbrojmë të gjithë bashkë. Kjo do të na çojë lart. E prisnim këtë klasifikim, besojmë te vetvetja. Që këtu fillojnë fitoret tona. Që dje më kishin paralajmëruar se mund të luaja, fjeta i qetë” – tha Strakosha.

Në këtë pikë ai ka hedhur edhe kandidaturën për portën e Kombëtares.

“Shpresoj që të arrij të shfaqem mirë edhe me fanellën e Shqipërisë dhe që shpejt të vijë edhe debutimi aty” – ishin fjalët e tij.