• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dy supergola në barazimin Vllaznia – Partizani

Arkiva, Sport
15055729_579196518941415_7588243510130493187_n.jpg



Vllaznia dhe Partizani janë ndarë në barazim 1-1 në takimin e sotëm të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 4-t falë një goli mjaft të bukur të Çinarit, por Partizani u kundërpërgjigj në minutën e 79 me një supergol të Bathës, i cili realizoi duke goditur topin me parabël. Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke u klasifikuar në vendin e 4-t me pikë të barabarta me Kukësin dhe Tiranën që renditen më lart falë golavarazhit, ndërsa Vllaznia mban vendin e 5-të me 12 pikë, po aq sa Luftëtari i vendit të 6, por me superioritet në golavarazh./Panorama-Sport/