• |
ide | kryesore

VIDEO/ Një penallti “thyen” rekordin e Berishës në Serie A

Arkiva, Sport
C_29_fotogallery_1016349__ImageGallery__imageGalleryItem_12_image-470x313.jpg



Kishte 3 ndeshje pa pësuar gol në Serie A, por mund të ngushëllohet sepse dështoi vetëm nga 11 metrat e penalltisë. Portieri i kombëtares Etrit Berisha gjithesi ka arsye të gëzohet pasi Atalanta e tij fitoi 2-1 ndaj Romës favorite për titull. Mediat italiane i kanë dhënë një notë mjaft të mirë shqiptarit (7) duke cituar se “dështoi vetëm në penalltinë e ekzekutuar nga Perotti. Përsa i përket restos është i pakalueshëm dhe ndërpret shpesh rrugën e Salah”. Në pjesën e dytë Atalanta dominoi takimin dhe përmbysi rezultatin duke siguruar fitoren 2-1. Ky rezultat ngjit Atalantën në vendin e 5 në klasifikim, në zonën që siguron për momentin pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm.