• |
ide | kryesore

E bujshme/ Alma kthehet te Erioni: Si u njohëm dhe pse u ndamë! (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
erjon palla.jpg



Erioni dhe Alma janë bërë të famshëm online. Gjithçka nisi nga një video që i riu postoi në internet ku i lutej të dashurës së tij të kthehej. Në një intervistë për “Pasdite në TCH” të dy ata treguar historinë e tyre. Alma nga Lezha tregon se vjen nga një martesë e dështuar dhe mbeti me dy fëmijë në Greqi. Të dy janë njohur kur ajo punonte si kameriere në Fier. Erjoni konsumonte alkool dhe ajo u largua në Greqi pas problemeve me të. Ajo tregon se është mërzitur shumë prej videove të Erjonit dhe komenteve negative që kanë marrë.

“Videon e kanë parë familjarët e mi. Dy djemtë, vëllezërit dhe prindërit. Këta jane ne gjendje shoku ende dhe nuk shkoj dot t’i takoj sepse janë shumë fanatikë”, – tregoi ajo. “Motra më tha se po më kërkojnë vëllezërit që i kam fanatikë. Kam frikë se mos i bëjnë gjë Erjonit”, – rrëfeu Alma. Erjoni nga ana e tij thotë se është gati t’i takojë pasi është i vendosur deri në fund për dashurinë ndaj Almës.