• |
ide | kryesore

Eno Popi rrëfen lidhjen me partneren e tij (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
www_1479737143-4240498.jpg



Ai është një nga imazhet kryesore të "Top Channel" dhe na rastis ta shohim thuajse çdo ditë në ekran, megjithatë nuk na kishte ndodhur ta dëgjonim te fliste për veten e tij në një intervistë televizive.
I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, Eno ka treguar disa detaje nga jeta e tij personale.

“Unë jam prej 6 vitesh në një lidhje me Atenën, megjithatë jetoj ende me prindërit edhe pse po arrij të 40-tat”, tregon Eno me humor. “Më pëlqen rehatia e shtëpisë, ku e gjen çdo gjë gati”.

Kur moderatori e gazetari është pyetur nga Arjola nëse ishte njohur partneren e tij, Atena në Top Channel, Eno me humor përgjigjet:

“Jo nuk e kam njohur në Top, me të jemi njohur në pub. Atena tani punon në Digitalb, në prapavijë, merret me produksionin. Me të nuk ka qënë dashuri me shikim të parë, ka ardhur çdo gjë në kohën e vet dhe natyrshëm”, – është shprehur Popi.